Rreth Nesh
Urologjia është dega e mjekësisë që merret me diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të traktit urinar te meshkujt dhe femrat, si dhe sistemin riprodhues të mashkullit, duke përfshirë veshkat, gjëndrat e veshkave, ureterat, fshikën urinare, uretrën, testikujt, epididimisin, vas deferensin, vezikulat seminale, prostatën dhe penisin.
Teknologjia e jashtëzakonshme në Urologji e cila ofrohet në Spitalin Medical Center në Prishtinë përfshin zhvillimet më të reja në fushën urologjike për të kryer operacionet e hapura apo ato minimale invazive ose ndërhyrjet endoskopike në endo-urologjinë duke përfshirë intervenimet me laser në prostatë, ndërhyrjet retrograde për gurët në ureter dhe veshka.
Ekipi i Urologjisë udhëhiqet nga mjekët të mirënjohur dhe me shumë eksperiencë në këtë lëmi, Prof. Dr. Lutfi Dervishi dhe Dr. Tunë Pervorfi dr. sci., me ekspertizë të gjerë në fushën e Urologjisë të cilët në bashkëpunim me të gjithë stafin e këtij spitali realizojn në mënyrë të suksesshme të gjitha procedurat urologjike duke i dhënë prioritet maksimal kujdesit për pacientin para dhe pas çdo procedure.